Prishja e banesave, Vasili: Terror i shtetit hajdut e mafioz mbi banorët e “5 Majit”

212
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me aksionin e IMT-së në zonën e “5 Majit” ditën e sotme.

“5 Maji” u rrethua me forca të shumta policie që në orët e para të mëngjesit pasi ishte parashikuar shembja e tre banesave për t’i hapur rrugë procesit të rindërtimit.

Vasili shkruan se policia ka krijuar një situatë tmerri dhe janë sulur mbi banorët për të realizuar shembjen e banesave.

Sipas tij, atyre i janë fikur dritat në orën 03:00 të mëngjesit dhe më pas policia i ka rrethuar.

“Terror i shtetit hajdut e mafioz mbi banoret e ndertesave te 5 Maji! Policia ka krijuar nje situate tmerri dhe banoreve u kane hequr dritat qe ne oren 3 te mengjezit dhe jane rrethuar prej saj. 

Hordhite e policise jane sulur mbi banoret per te realizuar shembjen e banesave te tyre nga qeveria. Qeveria vjedh djersen dhe gjakun e nje jete te banoreve qe jetojne ne ato shtepi duke i rrembyer pa asnje marreveshje.

 Kjo qeveri kriminale vetem vjedh e grabit. Mbeshtetje e plote banoreve te 5 majit njerez te ndershem dhe puntore”,-shkruan Vasili.

Më herët reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili i bënte thirrje policisë së shtetit që të ndalonte dhunën mbi banorët.