Prishet stacioni i pompimit në Bërxullë, UKT: Kufizime me ujë në disa zona në Tiranë

478
Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton të gjithë qytetarët se ditën e sotme do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
Në një njoftim të UKT-së, pohoi se shkak i krijimit të kësaj situate është një defekt në stacionin e pompimit në Bërxullë. Ndërkohë, mësohet se OSHEE është duke riparuar defektin.
Sakaq, mungesën e ujit të pijshëm do e vuajnë përkatësisht zona e Unazës së Re, Yzberishti, si dhe rruga ‘3 dëshmorët’.
Sigal