Prishet një tjetër autobus në Tiranë, ‘ngec’ në mes të rrugës

212
Sigal

Një tjetër autobus është prishur në Tiranë. Autobusi jeshil i Qytet Studentit i cili ditë më parë u përfshi në një aksident pranë stacionit të autobusit, ka ngecur në mes të rrugës.

Pamjet tregojnë se si autobusi ka ngecur pranë shkollës ‘Harry Fultz’ në Tiranë. Policët e qarkullimit rrugor ndodhet pranë urbanit i cili është stacionuar në rrugë, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Autobusi është bosh, pasi pasagjerët dhe shoferi kanë dalë jashtë saj.

Kjo nuk është hera e parë që autobusët pësojnë të tilla defekte. Po i njëjti autobus u përplas me një stacion autobusi, ndërsa një tjetër i këtij lloji mbeti në mes të rrugës.

Më i rëndi me autobusët ndodhi një muaj më parë, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me një ‘Benz’ dhe të dy mjetet përfunduan në lumin e Lanës. Të lënduar pati, por ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi.

Prishet një tjetër autobus në Tiranë, ‘ngec’

Prishet një tjetër autobus në Tiranë, ‘ngec’