Prilli nis me borë, ARRSH: Rrugët ku duhen përdorur zinxhirë

374
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion lidhur me situatën e rrugëve në ato zona të vendit që sot u zgjuan të zbardhura nga bora. ARRSH bën me dije se reshje të dendura bore ka pasur kryesisht në veri si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.

“Nga ana e kontraktorëve po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset. Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm”. Autoriteti Rrugor iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë në disa akse rrugore problematike.

”Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve. Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve. Në segmentet e Tropojës, në B. Curri-Valbonë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht. Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore që të ulin shpejtësinë për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë”.