Prezantoheshin si policë, arrestohen mashtruesi shqiptar dhe turk

195
Sigal

Dy policë të rremë, njëri shqiptar dhe tjetri turk, janë arrestuar nga policia zvicerane dy ditë më parë.

Lajmin e bën të ditur Polizeinews.ch.

Një grua 91 vjeçare ka rënë pre e mashtrimit të një grupi keqbërësish të cilët hiqeshin si policë.

Nga hetimet ka rezultuar se fillimisht se e moshuara është telefonuar nga një “grua police”.

Një ‘polic’ ka shkuar në banesën e së moshuarës dhe i ka marrë asaj kartën bankare. Por gjithçka është kuptuar shpejt nga policia e vërtetë, pas denoncimit të së moshuarës.

Policia ka vënë në ndjekje dhe ndaluar dy persona të dyshimtë.

Nga ku doli që njëri prej të dy personave kishte me vete kartën e kreditit të 91-vjeçares.

“Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Megjithatë nga hetimet ka rezultuar se ata nuk kishin qenë në gjendje të merrnin para me anë të kartës bankare.

Departamenti i hetimit penal i zyrës së prokurorit publik tani po sqaron nëse personat e arrestuar janë përgjegjës edhe për vepra të tjera të ngjashme.

Të dy personat e ndaluar janë një turk 18 vjeçar dhe një shqiptar 22 vjeç, të cilët janë shoqëruar në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta.