‘Presim grupet e vlerësimit’/ Banorët në Durrës: Jemi me fëmijët jashtë, nuk ka ardhur askush

514
Sigal

Banorët në lagjen nr. 13 në Durrës shprehen se janë në vështirësi, pas tërmetit që goditi vendin pasi pallati 8-katësh ku ato jetonin është dëmtuar.

Ata tregojnë për mikrofonin e Abc News se, prej ditësh presin ekspertët e vlerësimit për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Ata thonë se aktualisht po vazhdojnë të qëndrojnë te të afërmit apo në makina.

“Asnjë nuk ka ardhur, jemi me fëmijët jashtë, rrimë në makina, akoma nuk kanë ardhur eskpertë, ngelëm mës rrugëve, vetëm të dalim tani me armë ti pyesim do vijnë apo nuk do vijnë. Po bëjmë 10 ditë duke pritur”, shprehen banorët.

Një tjetër banore thotë se janë bashkuar hyrjet e pallateve. “As nga Bashkia nuk kanë ardhur dhe as ekspertë. Duam një përgjigje çfarë do të bëhet me këtë pallat sepse asnjë banesë nuk ka shpëtuar pa dëme”, tha ajo.

“40 banesa janë të prishura , ku do të shkojnë njerëzit, me këtë kohë të vështirë dhe në këto kushte që jemi nuk mund ta përballojmë këtë traumë që përjetuam”.

Banorët kërkojnë një vendim të ekpertëve për të ditur se çfarë do të bëhet me ta.

Ata shtojnë se, kolonat nuk janë të dëmtuara, por siç ata shprehen pavarësisht kësaj nuk mund ta përcaktojnë nëse mund të banohet apo jo në pallat.

Nga frika se mund të marrin materiale me vlerë ata tregojnë se i ruajnë vetë banesat, për ti shpëtuar vjedhjeve qëndrojnë jashtë çdo natë nga frika se mund të bëhen pre e ndonjë plaçkitjeve.

Sipas banorëve, në pallat janë vendosur 25 blinda të cilat e kanë dëmtuar ndërtesën duke shkaktuar çarje edhe para tërmetit