Presidenti vlerëson Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Izrael me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

195
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, në të cilën mbarë bota kujton miliona jetë të humbura gjatë Holokaustit, ishte kënaqësi e veçantë të vlerësoja Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Izrael me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, si edhe t’i akordoja Titullin “Naim Frashëri”, Prof. Dr. Petrit Zorbas, drejtuesit të saj prej dy dekadash.
Mirënjohje Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael për kontributet e qenësishme të dhëna nëpërmjet veprimtarisë së saj të vyer 30-vjeçare, në drejtim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kombeve, duke dokumentuar dhe lartësuar shembullin e rrallë të mbrojtjes së hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së errët të Holokaustit.
Edhe sot, ne krenohemi që, jo vetëm nuk ekziston paragjykimi dhe urrejtja fetare në vendin tonë, por që harmonia dhe toleranca ndërfetare vijon të jetë një shembull unik për mbarë botën dhe që gjithmonë duhet të jetë kështu.
Sigal