Presidenti Trump deklaron vendimin për ndalimin e financimit të USAID dhe OJF-ve që kanë gllabëruar miliona

Ditët e fundit, presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dënuar veprimtarinë e Soros në SHBA dhe ka bërë thirrje për institucionet e drejtësisë Amerikane të hetojnë këtë grupim radikal nën ligjin federal RICO, miratuar nga Kongresi Amerikan kundër organizatave kriminale dhe veprimtarisë së mafias.

 

Sigal

Zbulohen përplasjet në 2016 të misionit “Euralius” me komisionin e Reformës në Drejtësi

Kreu i “Euralius”: Të zhgënjyer që hoqët nga kushtetuta martesat mes të njëjtës gjini

Negociatat mes PD, PS dhe LSI për miratimin e ndryshimeve kush tetuese për Reformën në Drejtësi kanë shënuar dhe tërheqjen e anëtarëve të komisionit parlamentar nga disa prej pikave më të debatuara. Një tërheqje e tillë ishte dhe ajo e nenit të kushtetutës që do t’i hapte rrugë martesave të personave të së njëjtës gjini, që njihet ndryshe me njohjen me Kushtetutë të të drejtave të komunitetit LGBT. Pikërisht kjo tërheqje nuk është mirëpritur aspak nga ekspertët e misionit Euralius që kanë asistuar Kuvendin në realizimin e reformës në drejtësi. Sipas procesverbalit të mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu i këtij misioni Rainer Deville e ka cilësuar si të papëlqyeshme për vlerat europiane heqjen e këtij neni nga paketa kushtetuese. “Është bërë një ndryshim i vogël ku janë hequr vlerat europiane. Kjo është diçka e papëlqyeshme. Në nenin 80 keni hequr pjesën kryesore që ka të bëjë me të drejtat njerëzore. Keni fshirë aty pjesën e të drejtave njerëzore”- i është drejtuar Deville anëtarëve të komisionit për Reformën në Drejtësi. Fjala e plotë e Rainer Deville, kreu i Misionit të “Euralius” Më lejoni të bëj 3 vërejtje. Është bërë një ndryshim i vogël ku janë hequr vlerat europiane. Kjo është diçka e papëlqyeshme. Në nenin 80 keni hequr pjesën kryesore që ka të bëjë me të drejtat njerëzore. Keni fshirë aty pjesën e të drejtave njerëzore. Vërejtja e dytë ka të bëjë me humbjen e 5 shtyllave tona duke përfshirë noterinë, Shkollën e Magjistraturës, për të pasur një përfaqësim të gjerë me përfaqësues të ndryshëm që kanë një rol në gjyqësor, ose që janë të lidhur me gjyqësorin. Tashmë në draft kuptojmë që dy nga këto shtyllat janë hequr këtu. Në nenin “b” të aneksit keni ndryshuar për caktimin për monitorimin pas ndryshimit dhe marrëveshjes që është bërë me Brukselin. Atë çka shikoj aty nuk e gjej të implementueshme, sepse keni parashikuar që monitorimi ndërkombëtar duhet të shqyrtojë, të vërtetojë, të kontrollojë të gjitha asetet e kandidatëve, por vëzhguesit ndërkombëtarë nuk i kanë mjetet për t’i bërë këto vëzhgime ose kontrolle, apo nuk kanë edhe kapacitetin për t’i bërë të gjitha këto kontrolle. Mendoni sikur të kemi një numër të lartë aplikimesh dhe të gjitha këto kandidatura duhet që të bëjnë deklarimin e aseteve të tyre, pronës së tyre, por edhe duhen kontrolluar. Pra, duhet një burim i madh njerëzor dhe do të kishte më shumë kuptim në qoftëse do të shtonim këtu që ta përmirësonim pak a shumë ligjin, sepse gjuha paraqet vështirësi dhe pas rishikimit me Brukselin. Jo të gjitha ndryshimet i janë referuar Brukselit. Ajo çka është hequr normalisht nuk është e dukshme në draft. Prandaj doja t’i përcaktoja këto 3 vërejtje.

 

Shqipëria shpërndan miliona lekë për OJQ-të e Sorosit

 

Disa organizata jo-qeveritare shqiptare, të lidhura ngushtë me Fondacionin Soros ose të mbështetura financiarisht prej tij për vite me radhë, janë pjesë e përfituesve të një fondi prej mbi 1 milionë euro të shpërndarë së fundmi nga qeveria e Edi Ramës.

Në Korrik të këtij viti, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një strukturë në varësi direkte të kreut të qeverisë, ka miratuar Vendimin për miratimin e projekt-propozimeve dhe shumat e financimit me grant për secilin nga fituesit.

Thuajse gjysma e fondit të akorduar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile , rreth 450 mijë euro, është shpërndarë gjatë tre javëve të para të muajit Gusht 2025, sipas të dhënave të përpunuara nga portali i specializuar për transaksionet e Thesarit të Shtetit, “spending.data”.

Agjencia ka vendosur që fondet do t’u akordohen organizatave joqeveritare në 3 këste- fillimisht do të paguhet 70 përqind e shumës. Më tej, 20 përqind do t’u jepet OJQ-ve në momentin që do të dorëzojnë raportin afat-mesëm dhe, shuma e mbetur, prej 10 përqind, do t’u akordohet në momentin e dorëzimit të raportit final mbi zbatimin e projektit, për të cilin janë shpallur fitues.

 

Përfitojnë “OJQ-të e Sorosit”

 

Vlerat financiare, të akorduara nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile variojnë nga 900 mijë deri në 1.7 milionë lekë të reja, sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldneës.al”.

Në listën e përfituesve janë disa organizata jo-qeveritare, të njohura botërisht si të krijuara drejtëpërdrejtë, apo nën kontrollin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, pjesë e konglomeratit ndërkombëtar të multimiliarderit Xhorxh Soros.

Ndër fituesit e granteve qeveritare gjenden organizata si “Aksion Plus”, “Aleanca Gjinore për Zhvillim” apo edhe “Ndryshim për Zhvillim” e njohur me emërtesën anglisht “Change for Development”.

Gjithashtu, në listën e përgatitur nga Bordi i emëruar dhe kontrolluar nga kryeministri Edi Rama, shfaqen si fitues të fondeve qeveritare edhe OJQ-të “Instituti për Kontratën Shoqërore”, “Shërbimi Ligjor Falas” e ‘Horizont EU”.

Këto organizata kanë përfituar, në përgjithësi, vlerën maksimale të grantit të shpërndarë nga Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile, në shumën 1.7 milionë lekë.

Ndërkohë, fitues janë edhe disa organizata të tjera, të cilat kanë pasur projekte të shumta të financuar nga fondacioni Soros, por që, për arsye të paqarta, ato të dhëna nuk gjenden nga një kërkim në burimet e hapura të informacionit ose në faqet e tyre zyrtare.

 

OJQ-të e Soros në “epokën Trump”

 

Rrjeti global i organizatave jo-qeveritare të financuara nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur-Soros”, mori një goditje të fuqishme nga administrata amerikane, sapo Donald Trump hyri në Zyrën Ovale, në janar të këtij viti. Një prej nismave të para të Presidentit Trump ishte pezullimi dhe më pas mbyllja e USAID-it, pasi u konstatua se fondet e qytetarëve amërikanë shkonin për financimin e organizatave, që menaxhoheshin nga Soros-i dhe shpërndanin propagandë ekstremiste majtiste. Bllokimi i fondeve të USAID-it solli një pështjellim financiar edhe për dhjetra organizata jo-qeveritare të mbështetura nga Soros-i në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, i vetëshpallur si mik i Xhorxh Sorosit dhe djalit të tij, Aleks Soros, mesa duket, ka mendur të zbusë disi dhimbjen e OJQ-ve, duke shpërndarë fonde publike, nëpërmjet Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile.boldneës

 

 

 

Në foto: Pjesë nga lista e organizatave me projekte fituese të fondit të Mbështetjes së Shoqërisë Civile.

 

Në foto: Vendimi i Bordit të Mbështetjes së Shoqërisë Civile, dt. 7 korrik 2025