Presidenti Meta zhvillon biseda telefonike me drejtuesit shqiptarë të pushtetit vendor në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

290
Sigal

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.

Presidenti Meta u interesua për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shprehu solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.

Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.