Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka nisur vitin e ri me një vizitë në Kosovë. Pas vizitës në Bjeshkët e Rugovës ditën e djeshme, sot Presidenti Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe tre fëmijët e tyre kanë vizituar Manastirin e Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës.

“Një vizitë mbresëlënëse në Manastirin e Deçanit dhe Patriarkanën e Pejës, dy monumente të trashëgimisë kulturore”,- u shpreh Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook.