Presidenti Meta takon Salianjin: Inkurajoj gjykim shterrues dhe transparent

394
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta, priti në zyrën e tij ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji, i dënuar një ditë më parë nga gjykata me një vit burg.

Teksa procesi vazhdon, Meta tha se do e ndjekë me vëmendje këtë çështje, duke kërkuar gjykim shterrues dhe transparent.

“Presidenti i Republikës Sh. T. Z Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent,” thuhet në njoftimin zyrtar.