Presidenti Meta takon deputetin italian Mario Brunetti

453
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ditës e sotme ka takuar deputetin e Parlamentit italian Mario Brunetti, i cili është prezantues i ligjit 482 për ruajtjen e gjuhëve të minorancave, veçanërisht asaj arbëreshe. Meta shton se Brunetti është një nga studiuesit më të veprës së Antonio Gramshit.

Postimi i plotë i Metës

Sot pata një takim shumë të ngrohtë me mikun tim Mario Brunetti, deputet i Parlamentit italian për një kohë të gjatë, prezantues i ligjit 482 për ruajtjen e gjuhëve të minorancave, veçanërisht asaj arbëreshe, gazetar, shkrimtar dhe studiues i çështjes së Italisë së Jugut dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit. Ishte kënaqësi që mora si dhuratë botimin e tij të fundit mbi mendimtarin e madh italo-arbëresh, Antonio Gramshi. ????