Presidenti Meta takon Arvizun në SHBA: Çmallje me Ambasadorin

448
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetin e tij social me ish-ambasadorin amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu.

Krahas fotos, ku shfaqen të dy shumë të lumtur, Meta shkruan se ishte çmallur me mikun e tij të vjetër.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!,”-shkruan Meta.

Arvizu u emërua në Shqipëri nga presidenti amerikan Barack Obama. Ai erdhi në Shqipëri më 10 nëntor të 2010 dhe u largua 5 vite më vonë. Ambasadori ishte pasardhës i  John Ëithersit dhe i la vendin në Shqipëri, Donald Lu-së.