Presidenti Meta: Sot prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski

248
Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me shumë kënaqësi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z.Dancho Markovski.
E urova për suksese në misionin e Tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale.
E sigurova se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shpreha bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë lidhjet e ngushta, në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.
Vlerësova lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim të kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik dhe ndërtimit të një shteti multietnik. 🇦🇱🤝🇲🇰
Sigal