Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish deputetit

309
Presidenti Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ka shprehur ngushëllimet e ndarjes nga jeta të z.Bedri Çollaku. Presidenti e ka konsideruar një humbje të madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Ja postimi i plotë i Presidentit Meta :
Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.
Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ngushëllimet më të sinqerta!
U prehtë në paqen e merituar!
Sigal