Presidenti Meta: Shkolla “Skënderbej” simbol i krenarisë që brumosi virtytet me breza të tërë të rinjsh

140
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar krijimin e Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”. Presidenti ka vlerësuar kontributin e tyre në çdo fushë të shkencës dhe të jetës shoqërore .

Me emrin e Kryeheroit tonë, Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej” u shndërrua për dekada në simbolin e nderit, të krenarisë dhe të dinjitetit të ushtrisë shqiptare, një fidanishte ku u rritën, u edukuan dhe u brumosën me cilësitë e virtytet më të larta patriotike dhe njerëzore breza të tërë të rinjsh. Sot, në përvjetorin e themelimit të kësaj Shkolle, kam kënaqësinë t’i përshëndes dhe t’i falenderoj të gjithë “skënderbegasit” e mrekullueshëm, të cilët kanë dhënë dhe vijojnë të japin një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e shtetit shqiptar, në veçanti të ushtrisë sonë dhe institucioneve të sigurisë kombëtare, duke shkëlqyer me dijet, atdhedashurinë dhe sukseset e tyre në të gjitha fushat e tjera. Të parët kudo, në çdo shërbim dhe sakrificë për mbrojtjen dhe zhvillimin e Atdheut, falë edukimit të gjithanshëm plot pasion, dashuri dhe përkushtim, që morën nga mësuesit dhe mësueset më të mira të kohës, gjurmët e shkëlqyera të “skënderbegasve” i gjejmë sot nga veprat më të mëdha, si ato hidro-energjitike me në krye Fierzën, te brezaret e Ksamilit, në rezultatet e larta sportive e artistike, që na kanë bërë krenar të gjithëve, si dhe deri në kontributin e pamohueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO!PËRULËSISHT MIRËNJOHËS PËR GJITHÇKA I DHATË ATDHEUT!