Presidenti Meta sfidon Ramën/ Njëri në terren, tjetri i izoluar (fotot që bëjnë diferencën)

337
Sigal

Ilir Meta duket se nuk po humbet asnje rast pet ti hedhur benzinë “të pafajshme” debatit nëse Edi Rama është i aftë që për shkaqe shëndetësore të kryeje detyrat e tij si kryeministër. Ai është shfaqur sot në studion e “Open” për tiu përgjigjur pyetjes së Eni Vasili dhe gazetarëve ndërkohë që sot kryeministri ka dhënë intervista të gjata vetëm nga zyra. Edhe në Open dhe Opinion, Rama ka rrefuzuar të shkojë në studio.

Por, kjo lloj qasjeje e ndryshme nuk është vetëm në marëdhëniet me mediat.

Të shtunën Ilir Meta shkoi të verifikonte në vend kushtet e karantinës së Durrësit, e cila ndodhet në kovalishencën e ushtrisë në Durrës ndërkohë që Rama shpallte dekrete i izoluar nga shtëpia e tij në Surrel.

Edhe pak ditë më parë, Meta zhvilloi konsultime në zyrën e tin me ministrin e shtetit Arben Ahmetaj ndërkohë që Rama flet vetëm në celular me ministrat dhe prej kohësh nuk është parë live në krah të tyre.

Nisur nga ky izolim i kryeministrit, në vend ka filluar një debat nëse Rama e kryen dot detyrën e tij, për shkak të sëmundjes kronike që ka, e cila e bën shumë më të ekspozuar ndaj Covid 19. Pa thënë asnjë fjalë për këtë çështje presidenti po e bën qëllimisht këtë diferencë duke dëshmuar se si duhet të sillet një kapiten anijeje që rrezikon mbytjen./Lapsi.al/

Save

Share