Presidenti Meta: Prokuroria të hetojë grabitjen dhe moszbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

429
Sigal

Grabitja në Rinas/ Presidenti kërkon daljen para përgjegjësisë të çdo institucioni dhe individi që nuk kreu detyrën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka reaguar për gra bitjen e ndodhur dy ditë më parë në Rinas, ku perso- na    të    armatosur    hynë    në Aeroportin  e  vetëm  kombëtar dhe  vodhën  10  milionë  euro. Kreu i shtetit deklaroi se kjo ng- jarje  është  e  papranueshme  për një vend anëtar të NATO-s. “Ni- sur  nga  ngjarja  tronditëse në Aeroportin Nënë Tereza, ndjej  detyrimin  për  këtë komunikim  me  qytetarët. Përsëritja  e  kësaj  ngjarje brenda  një  objekti  të  sig- urisë  së  veçantë  është  e  pa- pranueshme.  Si  vend anëtar i NATO-s kemi detyr- imin  të  garantojmë  stan- dardin  me  të  lartë  të  sig- urisë”,- tha  Presidenti.

Deklarata e plotë e Presidentit Meta lidhur me ngjarjen  në Aeroportin “Nënë Tereza”

Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin “Nënë Tereza”, ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë si President i Republikës për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe opinionin publik.

Përsëritja e kësaj ngjarjeje bren- da një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucion- eve të sigurisë.

Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë stan- dardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastruk- turës strategjike portuale dhe aeroportuale.

Si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cenim serioz të sigurisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit

Si  kryetar  i  Këshillit  të  Sigurisë Kombëtare,  më  16  maj  2018, sikurse dhe ju e dini, kam orga- nizuar mbledhjen e këtij Këshil- li me objekt “Gjendjen e sigurisë kombëtare  dhe  direktivën  vje- tore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë  për  vitin  2018;  kon- trollin  dhe  menaxhimin  e  inte- gruar  të  kufijve,  luftën  kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe  emigracionit  të  paligjshëm; emergjencat civile, sigurinë e in- frastrukturave  strategjike  por- tuale   dhe   aeroportuale   dhe mbrojtjen  kibernetike”.

Pika 3 e agjendës së këtij taki-mi ishte “Raporti mbi sigurinë e infrastrukturave strategjike, portuale dhe aeroportuale, të RSH-së”.

Bazuar mbi raportet paraprake të përcjella nga institucionet përgjegjëse, kam ngritur në mënyrë të veçantë shqetësimin lidhur me:

Mungesën e përgjegjësive të qarta mbi sigurinë në Aeropor- tin Nënë Tereza;

Mangësitë në akses dhe koordinim për ndërhyrjen e duhur të Policisë së Shtetit në rast

Këto shqetësime u mbështetën dhe u evidentuan edhe nga për- faqësuesit e disa Institucioneve të rëndësishme në këtë mbledhje.

Në  konkluzion  të  kësaj  pike  të agjendës  u  evidentua  domos- doshmëria  e  trajtimit  urgjent  të të   gjithë   problematikës   dhe zgjidhjen  e  saj  përfundimtare. Në  përfundim  të  mbledhjes  së Këshillit,  detyrat  e  dala  për  se- cilin  institucion  u  janë  përcjellë zyrtarisht  të  gjithë  anëtarëve  të Këshillit  të  Sigurisë  Kombëtare, më    8    qershor    2018,   sipas përgjegjësive  përkatëse.

Ndër këto detyra, është kërkuar ngritja urgjent e grupit të për- bashkët të punës nën drejtimin  e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për trajtimin dhe zgjidhjen përfundimtare të të gjithë problematikës së sigurisë brenda pistës së  fluturimeve. Në këto kushte, si President i Re- publikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda territorit të aeroportit “Nënë Tereza” cenim serioz të sig- urisë kombëtare, rendit publik dhe imazhit të vendit.

Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë

U kërkoj agjencive ligjzbatuese të vazhdojnë me vendosmëri operacionet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorëve, si dhe gjetjen e vlerave monetare të grabitura.

Të gjitha autoritetet përgjegjëse dhe institucionet ligjzbatuese të kryejnë hetime të plota dhe të thella për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe të përsëritur.

Të nxirren dhe të evidentohen përgjegjësitë e plota për çdo institucion që nuk ka kryer detyrën sipas ligjit për paran- dalimin e kësaj ngjarjeje të përsëritur, që mund të kishte patur pasoja edhe më të rënda dhe të rrezikshme me pasoja tragjike për jetën e qytetarëve tanë dhe të huaj.

Prokuroria të hetojë jo vetëm grabitjen e djeshme por edhe për mosmarrjen e masave në përmbushjen e detyrimit ligjor dhe rekomandimeve të Këshil- lit të Sigurisë Kombëtare, dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të çdo institucioni dhe individi që nuk ka kryer detyrën.

Nga  ky  moment  Institucioni  i Presidentit  të  Republikës,  ven- dos  në  dispozicion  të  Prokuror- isë të gjithë dokumentacionin që disponon    mbi    zhvillimin    e Këshillit  të  Sigurisë  Kombëtare të  datës  16  maj  2018  dhe  konk- luzioneve  të  tij.