Presidenti Meta pret Vjosa Osmanin në Tiranë, në vizitën e saj të parë shtetërore

228
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, me ftesë të Tij, do të mikpresë sot në Tiranë, me nderime shtetërore, Presidenten në Detyrë dhe njëkohësisht Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin zyrtar, që e shoqëron në këtë vizitë të parë shtetërore.

Ceremonia zyrtare e pritjes solemne me Truprojë Nderi dhe ekzekutimi i të dy himneve, do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës, në ora 15.30.

Më pas të dy krerët e shteteve do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe do kryesojnë bisedimet dypalëshe mes delegacioneve respektive.

Në ora 17:00, të dy Presidentët do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.