Presidenti Meta pret në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi

229
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Presidenti Meta vlerësoi rolin e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës dhe përgëzoi të gjithë shqiptarët atje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Serbi, duke fituar tre deputetë.

Presidenti Meta shprehu interesim dhe vëmendje të veçantë për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të Luginës në përballjen me pandeminë COVID-19.

Presidenti Meta, theksoi faktin se shteti shqiptar gjithnjë ka kërkuar që trajtimi i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bëhet në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe demokratike për pakicat, duke i konsideruar ato si ura lidhëse mes popujve tanë.

Integrimi i plotë i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës qendrore, por edhe në atë vendore, si dhe respektimi i të drejtave të tyre ndikon pozitivisht edhe në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.