Presidenti Meta pret Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit në Shqipëri

79
Prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit në Shqipëri, Sh.T.Z. Anar Huseynov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe inkurajova një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.
Konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore, nëpërmjet negociatave, në kuadër të Grupit të Minskut së OSBE-së. 🇦🇱🤝🇦🇿