Presidenti Meta: Pesë yjet e futbollit kavajas dhe atij kombëtar, burim frymëzimi për shumë fëmijë e të rinj

248
Për kontributin e shquar dhe përfaqësimin me dinjitet të futbollit shqiptar, për talentin e padiskutueshëm dhe rezultatet e shkëlqyera sportive, vlerësova pesë nga lojtarët legjendarë të “Besës” së Kavajës dhe Ekipit Kombëtar, sulmuesin dhe trajnerin e paharruar Alush Merhori, teknikun brilant Muharrem Kariqi, qendërsulmuesin elegant, Dashnor Bajaziti, mbrojtësin e pakalueshëm Naim Allaj dhe golashënuesin e dalluar, Altin Rraklli.
Pesë yjet e futbollit kavajas dhe atij kombëtar, kanë qenë jo vetëm pjesë e emocioneve dhe e krenarisë të sportdashësve tanë, por edhe burim frymëzimi për shumë fëmijë e të rinj shqiptarë, që kanë ecur në rrugën e sportit, duke ndjekur si modele këta shembuj të çdo kohe, të vlerave më të mira sportive dhe qytetare.
Me pasion e përkushtim të vijojmë edukimin e gjeneratave të rejave me dashurinë për sportin, për të arritur suksese të reja jo vetëm për “Besën” por edhe për Ekipin tonë Kombëtar. ⚽🇦🇱
Sigal