Presidenti Meta: Në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar

338
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Dibër. Kreu i shtetit është ndalur në fshatin Sinë të Bashkisë Dibër, ku ka vizituar dhe Muezun e Kastriotëve.
Presidenti Meta shprehet se njohja e trashëgimisë dhe rrënjëve kombëtare është thelbësore për të ardhmen eropiane të vendit.
“Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian. Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë! Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë”,- deklaron Presidenti Meta.

   

Para vizitës në Muzeun e Sinës, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me banorët e zonës.