Presidenti Meta në Selenicë/ Rruga të ndërtohet menjëherë që banorët të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni

252
Mezi kisha pritur të vizitoja Selenicën, këtë qytet me pasuri natyrore të jashtëzakonshme, por të braktisur prej vitesh në mjerim e vuajtje, për të biseduar hapur, sy më sy, me kërkesë të tyre, me banorët e mrekullueshëm të saj.
Më njohën me problemet e shumta të përditshmërisë së tyre, nga mungesa e vendeve të punës, investimeve dhe shfrytëzimi pa kriter i tokave bujqësore nga biznesmenë të lidhur me pushtetin.
Të gjithë ishin njëzëri në kërkesën kryesore, ndërtimin e rrugës.
I informova në detaje për të gjitha përpjekjet e mia të palodhura për ndërtimin pa vonesa të saj dhe për të mos lejuar më talljen me Selenicën, duke i garantuar se përherë do të jem në krahun e tyre.
RRUGA E SELENICËS TË NDËRTOHET MENJËHERË dhe banorët e kësaj zone të mos penalizohen më nga arroganca, braktisja dhe korrupsioni. 🇦🇱
Sigal