Presidenti Meta në Kishën e Leusës në Përmet: Sipas traditës ndeza një qiri për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash

206
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar kishën e Leusës në Përmet, një objekt kulti i ndërtuar në shekullin e 17-të me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht.

Kreu i Shtetit publikon video nga vizita e tij, ku është takuar dhe me drejtuesin e Kishës. Meta shkruan se ka ndezur një qiri për t’iu bashkuar lutjeve të qytetarëve në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kisha e Leusës, ndodhet në jug të Përmetit, vetëm gjysmë ore më këmbë, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës. E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, Kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.
Është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar.
Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare!
Të keni bekimet e Zotit! 🙏🇦🇱”, shkruan Meta.