Presidenti Meta në Dibër të Madhe: Vend i trimërisë, i besëlidhjes dhe i mençurisë!

76

Presidenti Ilir Meta ndodhet sot në Dibër të Madhe, për të përkujtuar 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës. “Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur, – shkroi Meta në Fb, –  të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës.

Postimi i plote…

 

Sot në Dibër të Madhe, – theksoi Presidenti, – në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare.

Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.

U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane.”

© SYRI.net