Presidenti Meta: Mulla Vehbi Ferati, Misionar i besimit dhe i paqes sociale

300
Në historinë tonë për liri, pavarësi, dije dhe zhvillim kombëtar, klerikët myslimanë shqiptarë kanë luajtur përherë një rol të rëndësishëm, me përkushtimin dhe shërbimin e tyre ndaj kombit dhe besimit islam.
Kontributi i tyre i çmuar atdhetar daton me përhapjen e kulturës, gjuhës shqipe e ndjenjave patriotike, me pajtimin social të shumë krahinave, për të vijuar me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, luftën me armë në dorë kundër pushtuesve dhe çlirimin e Atdheut, e deri me përpjekjet e palodhura në kohët e sotme për progres shoqëror dhe demokratizim të vendit.
Por me rastin e 140-vjetorit të Tij të lindjes, pata sot privilegjin të vlerësoj me Titullin e lartë “Naim Frashëri”, njërin prej 100 personaliteteve të librit të nderit të kulturës islame në Shqipëri, dijetarin, filozofin, klerikun dhe një prej atdhetarëve më të shquar të Radomirës, Kalasë së Dodës, Lumës, Dibrës dhe të mbarë vendit, Hoxhën e Madh, Mulla Vehbi Ferati.
Misionar i besimit dhe i paqes sociale, ai e donte Atdheun e tij të lirë, të pavarur dhe në paqe sociale ndaj dhe udhëhoqi shumë kuvende bashkimi e pajtimi gjaqesh në Veri dhe u priu besimtarëve në fushë betejat e Luftës Antifashiste, duke mbetur i paharruar për lumjanët, dibranët e të gjithë shqiptarët. 🇦🇱
Sigal