Presidenti Meta: I shpreh mirënjohjen e thellë Kishës Katolike, së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!

294
Sigal

I shpreh mirënjohjen e thellë Kishës Katolike, dhjetra besimtarëve e qytetarëve të Tiranës, të cilët u solidarizuan sot me thirrjen e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke organizuar, në bashkëpunim me Organizatën Shqiptare të Dhuruesve Vullnetare, një seancë dhurimi gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe pacientëve kronikë, të cilët kanë nevojë urgjente në këtë situatë delikate.
Dhurimi i gjakut nuk lidhet me problematikat shëndetësore që shfaq pandemia globale COVID 19, ndaj i inkurajoj të gjithë, në veçanti të rinjtë e të rejat në mbarë vendin, të udhëheqin dhe ta mbështesin vullnetarisht këtë kauzë humane.
Vendi ka nevojë për solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim, gjithëpërfshirje, për një Shqipëri humane e të dhembshur, për dashurinë, kujdesin e përkushtimin ndaj njerëzve më në nevojë!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱