Presidenti Meta i prerë kundër shkëmbimit të territoreve / ‘Një ide e tmerrshme për Kosovën’

238
Sigal

Gjatë konferencës së përbashkët me homologen kosovare, Vjosa Osmani, pas vizitës së saj të parë në Tiranë, Presidenti Meta deklaroi se Shqipëria është e bindur në legjitimitetin e Kosovës, ndërsa theksoi gjithashtu mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK.

“Kënaqësi që e prita sot Vjosën, për të forcuar më tej marrdhëniet tona në shërbim të së ardhmes, e falenderoj për sinqeritetin dhe vullnetin për ta forcuar këtë bashkëpunim për çështjet me jetike në rrafshin rajonal dhe më gjerë”.

“Vlerësuam mundësitë që bëjnë konkrete marrëdhëniet tona. Vlerësova qëndrimin ndaj udhëheqësve të UÇK për tu përballur me drejtësinë për të konfirmuar drejtësinë e ushtrisë ndaj genocidit serb”.

“Vlerësova qëndrimin dhe unitetin e shfaqur në këto çaste të rëndësishme por dhe përballimin e sfidave me të cilin përballet Kosova, po ashtu dhe për pandeminë”.

“Në këtë drejtim ne kemi treguar vullnet për të bashkëpunuar më ngushtë që ta kapërcejmë me një kosto sa më të lehtë. I shpreha falenderimet ne mënyrë të veçantë për atë fluks që vumë re gjatë sezonit veror të pushuesve”, theksoi kreu i shtetit.

Kreu i shtetit shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin për çështjet me jetike për vende, qytetarët, por edhe në rrafshin rajonal dhe më gjerë.

“Vlerësuam mundësitë që e bëjnë edhe më konkret bashkëpunimin mes dy vendeve veçanërisht mobilizimit të partneritetit strategjik që të jemi një shembull sa i takon standardeve të demokracisë dhe përparimit të integrimit Europian”.

“Jemi të bindur në legjitimitetin e plotë kombëtar të Kosovës, por edhe për faktin se Kosova sa më parë të jetë anëtare e Europës i shërben rajonit dhe vendeve tona”, tha Meta.

Duke e konsideruar një ide të tmerrshme idenë e shkëmbimit të territoreve, Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Ilir Meta ishte i prerë për këtë çështje.

“Presidenti Meta më shprehu qëndrimin e prerë se është kundër shkëmbimit të territoreve, një ide e tmerrshme. Aventurë e rrezikshme. Prandaj, na duhen zëra të fuqishëm në Shqipëri”– tha Osmani.

“Raporte mes motrash se janë dhe më të sinqerta, kështu do i cilësoja marrëdhëniet tona. Shqipërinë e kemi pas gjithmonë në krah. E vërteta është në Kosovë është Serbia që ka kryer krime ka ndodhur para syve të botës, kemi nevojë për Shqipërinë, të jetë zëri ynë aty ku ne nuk kemi zë”, tha ajo.

Osmani i bëri edhe një kërkesë Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me një rezolutë për çështjen e gjenocidit serb në Kosovë.

“Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi jonë e ka miratuar. Është krejtësisht e natyrshme që vendi i dytë të jetë Shqipëria”, theksoi ajo.

Osmani tha se u diskutua edhe çështja e adresave ne Medvegj e Bujanovc, që është një lloj spastrimi etnik. –  “Diskutuam dhe për integrimin ne BE, Kosova po punon për këtë, por dhe duam të integrohemi në NATO, dhe këtu duam ndihmën e Shqipërisë që flamujt tanë të valëviten bashkarisht. Ndërkohë që Serbia ka hap disa kapituj me BE, Kosova ende është shumë mbrapa, akoma nuk ka liberalizuar vizat”, theksoi Vjosa Osmani.