Presidenti Meta: I lumtur të takohesha me z.Elmi Berisha, kryetar i Organizatës Panshqiptare “Vatra”

272
I lumtur të takohesha dhe të bisedoja me z.Elmi Berisha, kryetar i Organizatës Panshqiptare “Vatra” dhe ta falenderoja për mbështetjen e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare🇦🇱, zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe për lirinë e Kosovës🇽🇰 që kjo organizatë ka ofruar që nga gjeneza e saj.
“Vatra” çdoherë dhe në çdo kohë, që nga themelimi i saj, nga Fan Noli, Faik Konica, Kristo Dako dhe të tjerët, ka ditur të mbajë qëndrim të drejtë në lidhje me fatet e kombit dhe me forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane.🇦🇱🇺🇸
Kemi nevojë për një riangazhim edhe më të fortë të “Vatra”-s, në mbrojtjen e interesave kombëtare, por edhe fuqizimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.🇦🇱🇺🇸
E garantova z.Berisha për mbështetjen time me këtë drejtim, duke i uruar suksese në drejtimin e “Vatra”-s.
Sigal