Presidenti Meta: I lumtur të prisja sot Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale

58
I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦
Sigal