Presidenti Meta homazhe për Bashkim Finon, vendos kurora me lule e mesazh në librin e ngushëllimeve

333
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në nderim të deputetit socialist dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili u nda sot nga jeta.

Kreu i Shtetit ka vendosur kurora me lule, ndërsa ka lënë edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve.

Ndërkohë më herët Presidenti Meta tha se lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos ishte shokues.

Teksa vlerësoi figurën e Finos, Meta u shpreh se ai ishte njerëzor dhe dinte të bënte dallim mes politikës dhe shoqërisë.

Kujtojmë që 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndalën fushatën elektorale.