Presidenti Meta: Është detyrë e të gjithëve që të hiqen të gjitha pengesat në mes Shqipërisë dhe Kosovës

224
Sigal

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Prishtinë ku pas një konference të mbajtur në Universitetin e Prishtinës ku foli për dëmet që marrëveshja “Open Balkan” po sjell për shqiptarët, ka dhënë edhe intervista për televizionet në Kosovë.

Në fjalën e tij, Meta tha se duhet të hiqej taksa e Rrugës së Kombit pasi kjo dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë. Ai tha se detyra e dy vendeve ishte të çlironin qytetarët shqiptarë nga interesat klienteliste.

Ilir Meta:

Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet. Marredheniet e Shqiperisë me Kosoven, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona. Detyra jonë është mos krijojmë pengesa dhe ti çlirojmë nga interesat klienteliste dhe procedurave, duke hapur rrugë për zhvillimin e ndërsjellë të marredhenieve.