Presidenti Meta dënon sulmin e Ramës ndaj Grida Dumës: Akt rrugaçërie!

282
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me sulmin joetik të kryeministrit Edi Rama ndaj ish-deputetes së PD, Grida Duma.

Presidenti Meta e ka quajtur këtë sulm si “akt rrugaçërie” të kryeministrit.

“E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.

Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.
Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma”,- shprehet Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.