Presidenti Meta: Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça

270
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dënuar atentatin me bombë në makinën e prokurorit, Arjan Muça në Tiranë.

Kreu i shtetit thotë se ky është një akt kriminal dhe institucionet duhet t’i garantojnë Muçën dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook: 

Dënoj me forcë aktin kriminal ndaj funksionarit të sistemit të drejtësisë, Prokurorit Arjan Muça

Duke mbështetur plotësisht vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sigurinë e tij, u kërkoj institucioneve të ngarkuara nga ligji të garantojnë mbrojtjen e posaçme për Prokurorin Muça dhe familjen e tij.

Organi i akuzës dhe të gjithë agjencitë ligjzbatuese e të sigurisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbardhur sa më parë ngjarjen dhe identifikuar autorët.

Çdo sulm apo intimidim ndaj funksionarëve të Drejtësisë duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër ligjor.