Sigal

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshaj si ministër të Brendshëm.

Po gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshaj nga grada Gjeneral.

Kërkesa për lirimin e Lleshit, ka ardhur vetë nga ky i fundit, i cili kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë që ti hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.

 Presidenti Meta dekreton emërimin e Sandër Lleshaj Ministër i Brendshëm

D E K R E T

 PËR

EMËRIM MINISTRI

 Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit nr. 5211 prot., datë 09.11.2018,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zotin Sandër Lleshaj, emërohet Ministër i Brendshëm.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Nr. Dekreti 10957

Tiranë, më 16.11.2018. 

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                                                                                                                                                  ILIR META