Presidenti Meta aplikon për kartë të re identiteti, mesazh qytetarëve: Mos e lini aplikimin për në çastin e fundit

229
Sigal

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon se sot ka apikuar për kartë të re identiteti.

Meta iu bën thirrje qytetarëve, që të rinovojnë kartat e identitetit, kurse shtoi se kartat duhet që të rinovohen, pasi është e nevojshme. Ai shton se çdo neglizhencë penalizon të ardhmen europiane të vendit.

Postimi i plotë:

U paraqita sot pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë Administrative nr.13 në Tiranë, për t’u pajisur me kartën e re biometrike të identitetit ID.

Kur na ndajnë edhe 86 ditë nga zgjedhjet e shumëpritura të 25 prillit 2021, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të verifikojnë afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.

Rinovimi i tyre është i domosdoshëm!

Mospasja e një karte të vlefshme ID është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

Mos neglizhoni dhe mos e leni aplikimin për në çastin e fundit!

Gjithashtu, ju ftoj të verifikoni sa më parë emrin në listën e zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës tuaj të votimit dhe në rast se vini re parregullsi tek të dhënat, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.

Është thelbësore, që të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të kenë mundësi të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit.

Të votosh është e drejtë, por edhe një përgjegjësi e lartë qytetare.

Çdo neglizhencë në këtë drejtim penalizon të ardhmen europiane të vendit. 🇦🇱