Presidenti Ilir Meta: Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike

286
Sigal

Gjatë pritjes që Amabasadori i Italisë, Fabrizio BuÇi i bëri ditën e sotme, Presidenti të Republikës, Ilir Meta me rasin e 75-vjetorit të krijimi të Republikës së Italisë, në rezidencën e Amabadës Italiane ishte hapur dhe një ekspozitë e artistit Helidon Xhixha, e titullar “Bashkimi i Dritës”, event ky të cilin Presidenti Meta e ndoqi nga afër.

Me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në ‘Faceboo’, Kreu i Shtetit shprehet se përveÇëse Xhixhës ka takuar dhe vilionistin e mirënjohur shqiptar, Olen Cesarin.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari.

Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës sê tij “Bashkimi i Dritës” në rezidencën e Ambasadës Italiane, që pata sot kënaqësinë ta ndiqja nga afër.

I lumtur të takoja në këtë aktivitet edhe violinistin tonë të madh, “Paganinin shqiptar”, Olen Cesari, një ambasador i shkëlqyer i kulturës dhe i shpirtit artistik shqiptar në botë, me kontribut të veçantë në forcimin e lidhjeve kulturore me Italinë.