Sigal

Votimi nga Parlamenti i Kosovës i ligjit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është përshëndetur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili thekson se Kosova dëshmon qartë që është e aftë të marrë përgjegjësi të reja për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të kontribuar për Paqen në Rajon. Presidenti Ilir Meta shkruan: Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik.