Presidenti i Republikës Ilir Meta : Viti 2019 ishte zhgënjyes në të gjitha drejtimet

514
Sigal

Presidenti Ilir Meta: 2019, vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet. Tensioni me Kosovën, i qëllimshëm

Strategji e Ramës për të mbuluar dështimet dhe mbijetuar pa rregulla loje

Presidenti, Ilir Meta, bën përgjegjës Ramën për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe tensionet e brendshme politike, pëor edhe ato në raport me Kosovën. Presidenti Meta: Tensioni në Shqipëri është i provokuar qëllimisht. Shqipëria është çdo ditë në tension, nga tensioni në tension, nga konflikti në konflikt. Tensioni qëndron te arbitrariteti për fat të keq i një individi që pavarësisht sesi, ka rrëzuar një sistem të tërë llogaridhënës dhe demokratik në vend të cilin e ka arritur me mjaft sukses gjatë vitit që po mbyllim. Të gjitha këto dështimet kërkon ti mbulojë duke krijuar dhe debate krejt të panevojshme, nuk është hera e parë. Është një strategji për të drejtuar dhe mbijetuar pa rregulla loje përmes kapjes së gjitha institucioneve, mediave, përmes presioneve, linçimeve të gjithë atyre që mendojnë ndryshe jo vetëm në Shqipëri por edhe Kosovë.

Presidenti Meta: 2019-ta vit zhgënjimi

Ndërsa përmbyllim këtë vit, Presidenti Ilir Meta tha mbrëmë se  ka qenë një vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet. Duke ju referuar tensioneve mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare, Presidenti Meta e sheh të provokuar qëllimisht. Presidenti Meta: Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në terësi, në të në gjitha drejtimet.