Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të mos dekretojë largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj.

Ai ka kërkuar nëpërmjet një letre që Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH-së deri sa të zgjidhet kryetari i ri.

I nderuar z.Kryetar,

Presidenti i Republikes, u njoh me shkresen tuaj nr.1454 prot, date 31.12.2018, administruar me nr.2 prot, date 03.01.2019, nepermjet te ciles vec te tjerash informoni Presidentin, se mandati juaj ne detyren e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit ka perfunduar me date 23.12.2018, dhe per kete me Vendim nr.244, date 22.12.2018, ju keni vendosur delegimin e kompetencave tuaja tek Zevendeskryetari i KLSH-se dhe Drejtori i Pergjithshem, znj. Lindita Lati (Milo).

Pasi shqyrtova informacionin e percjelle prej jush, ju bej me dije se:

Institucioni i Presidentit te Republikes ne mbeshtetje te nenit 162 pika 2 te Kushtetutes dhe te ligjit nr. 154/2014 “Per organizimin dhe funksionimin e Kontrollit te Larte te Shtetit”, qe prej dates 12 tetor 2018 ka filluar procedurat e perzgjedhjes se kandidatures per Kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit, duke shpallur hapjen e procesit per t;do te interesuar, per te shprehur interesin per te qene kandidat per kete pozicionin kushtetues.

Sot; eshte bere me dije, ne perfundim te ketij procesi, Presidenti i Republikes, me Dekretin: nr.

10929, date 05.11.2018, i ka propozuar Kuvendit te Shqiperise qe zonja Vitore Tusha, te zgjidhet

Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit.

Kuvendi i Shqiperise, ka shqyrtuar kete propozim dhe me Vendimin nr.126, date 20.12.2018, ka vendosur: Mosmiratimin e kandidatures se zonjes Vitore Tusha dhe rrezimin e dekretit nr. 10929, date 05.11.2018 te Presidentit te Republikes Per propozimin e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit. Ky vendim eshte percjelle nga Kuvendi ne institucionin e Presidetit te Republikes, me shkrese nr.3553/2 prot, date 24.12.2018.

Ne keto kushte, Presidenti i Republikes, eshte duke vleresuar perzgjedhjen e nje kandidature te re per t’ia propozuar Kuvendit per pozicionin kushtetues te Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Persa i takon ushtrimit te mandatit si Kryetar i Kontrollit te Larte te Shtetit pas perfundirnit te afatit

7-vjecar te tij, kjo yeshtje eshte e zgjidhur nga vet ligji nr.154/2014 “Per organizimin dhe funksionimin e Kontrollit te Larte te Shtetit”, ku ne nenin 24 parashikohet shprehirnisht se: Pas perfu.ndimit te mandatit te Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, ky ifundit qendron ne detyre deri ne zgjedlzjen e Kryetarit te ri”.

Per me teper, qendrimi ne detyre i Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, deri ne zgjedhjen e Kryetarit te ri, lidhet edhe me statusin qe ka ky pozicion kushtetues. Konkretisht ne piken 1 te nenit 19 ligjit nr. 154/2014, parashikohet se Kontrolli i Larte i Shtetit drejtohet dhe perfaqesohet nga Kryetari, nderkohe qe neni 165 pika 2 e Kushtetutes dhe neni 22 i ligjit nr. l54/2014, garantojne imunitetin dhe mbrojtjen e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit gjate ushtrimit te funksionit per mendimet dhe vendimet e marra prej tij.

Nese organi i Kontrollit te Larte te Shtetit, dote  perfaqesohej nga nje funksionar tjeter dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do ta zhvishte ate nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore qe ka ky institucion dhe ne kete menyre do te cenohej integriteti dhe pavaresia e tij.

Ne keto kushte, mbeshtetur ne sa me siper, Presidenti i Republikes, shpreh vullnetin e tij se, Ju duhet te anagazhoheni per te qendruar dhe ushtruar detyren e Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit, deri ne zgjedhjen e Kryetarit te ri.

Kjo eshte jo vetem nje e drejte e dhene nga ligji, por dhe nje detyrim i parashikuar prej tij, per te garantuar pavaresine e Kontrollit te Larte te Shtetit si institucioni me i larte i kontrollit ekonomik e financiar edhe pergjate periudhes tranzitore, deri ne zgjedhjen e Kryetarit te rite ketij organi.