Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj mikpriti në një takim mirëseardhjeje përfaqësuesen e lartë të Japonisë që do të jetë edhe Ambasadore e Japonisë në Shqipëri zonja, Kikuto Kato. Një takim mirëseardhje u organizua në institucionin e presidencës ku kreu i shtetit mikpret ambasadoren e re që merr detyrën në Shqipëri. Ishte vetë kreu i shtetit ai që në rrjetin social X ndau imazhe nga ky takim. Presidenti Begaj lidhur me këtë takim tha ndër të tjera: “Mirëprita Ambasadoren e re të Japonisë në Shqipëri, zonjën Kikuko Kato. I shpreha urimet më të mira Ambasadores Kato në këtë detyrë të re dhe e sigurova se do të vijoj të jap mbështetjen e vazhdueshme për projektet e përbashkëta midis vendeve tona”. Takimi u shoqërua nga një klimë e ngrohtë mirëseardhje, ndërsa nga institucioni i presidencës u shpërndanë edhe imazhet zyrtare të këtij takimi.






















