Presidenti Begaj: Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda!

93
Sigal
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të hidhur të vdekjes së aktorit të humorit Zef Deda. Përmes një postimi në Facebook Begaj u shpreh se lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar.
Postimi….
Sot u shua ikona e humorit, Mjeshtri i Madh, Zef Deda!
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta prek çdo shqiptar që ka shijuar humorin dhe artin e mjeshtrit të pazëvendësueshëm shkodran.
Lamtumirë njeriut që solli gëzim në shtëpitë e shqiptarëve edhe në momentet e vështira!