Presidenti Begaj reagon për ndarjen nga jeta të Elizabeth II: Ishte një mbretëreshë me zemër të madhe

136
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në një postim në Twitter, Begaj shpreh ngushëllimet për Familjen Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit

“Ngushëllime të ndjera Familjes Mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuellthit për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabet II. Ajo ishte një mbretëreshë me zemër të madhe, forcë e kuraje te jashtëzakonshme dhe do të kujtohet gjithnjë me respekt dhe admirim”, shkruan Begaj.