Presidenti Begaj, priti sot znj. Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim znj. Kate Forbes, Presidente e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.
Presidenti Begaj i përcolli zonjës Forbes mirënjohje për ndihmën e dhënë ndaj situatave emergjente në Shqipëri, por dhe për bashkëpunimin me institucionet shqiptare për çështje të përbashkëta humanitare.
Në veçanti, Kreu i Shtetit vlerësoi projektet mbështetëse për Kryqin e Kuq Shqiptar. “Në sajë të këtij kontributi, – u shpreh Presidenti Begaj, – angazhimi i Kryqit të Kuq Shqiptar për kapërcimin e sfidave ka dhënë rezultate në komunitet”.
Gjatë bisedës, Presidenti i Republikës vlerësoi përfshirjen e Federatës së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe me ndihma në kriza dhe fatkeqësi, si dhe për promovimin e  vullnetarizmit.
“Solidariteti dhe ndihma për shtresat më të cenueshme të shoqërisë janë vlera universale për të cilat kemi shumë nevojë. Ne duhet t’i edukojmë këto vlera tek të rinjtë”, – u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit me Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, së cilës i garantoi mbështetjen e tij për nisma që nxisin solidarizimin dhe ndërtimin e një shoqërie që mbart këto vlera.

Sigal