Preket nga koronavirusi 30-vjeçari në Durrës, prindërit e tij rezultuan të infektuar një ditë më parë

306
Sigal

Rasti më ri me COVID-19 në Durrës është një 30-vjeçar, prindërit e të cilit rezultuan një ditë më parë të infektuar. Dyshohet se djali e ka marrë virusin nga prindërit. Ai është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Sot është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Në total në vendin tonë janë 467 të infektuar dhe 23 viktima. Situata është më e rëndë në Tiranë me 221 raste, Shkodra me 70, dhe Durrësi me 42.

Vendi është në një karantinë totale, ndërkohë që nga sot është rritur edhe koha për të bërë pazaret.

Nga ora 05:00 deri në 17:30 të gjithë kanë nga 90 minuta kohë për të përfunduar blerjet, ndërkohë që fundjava do të jetë sërish e mbyllur madje edhe më shumë.

60 orë izolim i pret shqiptarët të premten, ndërsa nga sot policia ka lëshuar dronë inteligjentë për të siguruar dhe monitoruar lëvizjen e qytetarëve.