Prej dy ditësh asnjë rast në rrethe, Tirana “vatër e nxehtë” e koronavirusit

266
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 26 raste të reja me koronavirus, duke e çuar ë total në 1076 numrin e të prekurve në total.

Të gjitha rastet e reja janë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një vatër të nxehtë infeksioni.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja u shpreh se Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë radhazi pa raste të reja në QSUT, të gjithë pa simptoma.

Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1.