Prangoset administratori mashtrues i një fondacioni, u merrte lekë në rrugë qytetarëve

503
Sigal

Një 43-vjeçar nga Tirana, do të hetohet penalisht pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar vlera të ndryshme monetare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N. C., administrator i një fondacioni humanitar në aksion rrugor Përrenjas-Pogradec u merrte lekë qytetarëve.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18. 06.2 018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin:

N. C., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi ky shtetas, duke qenë administrator i një fondacioni humanitar, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në aksin rrugor Përrenjas – Pogradec, në afërsi të Qafë Thanës, iu kërkonte qytetarëve të ndryshëm, vlera monetare me pretendimin se ato do të përdoreshin për llogari të fondacionit, por nga veprimet e kryera dyshohet se i përvetësonte ky i fundit. Neni 143/2 i Kodit Penal