Pranga sekserit në Durrës, i premtonte studentëve marrjen e provimeve me pagesë

610
Policia e Durrësit pas një hetimi disamujor,ka vënë në pranga shtetasin Ramiz Tepshi, 48 vjeç, banues në Durrës, pasi luante rolin e sekserit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi i mësipërm u ndalua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprën penale”Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”dhe”Korrupsion pasiv”.
Ky shtetas i premtonte studentëve marrjen e provimeve kundrejt një shume të caktuar.
Sigal