Povelça proteston kundër shpopullimit dhe dallimeve partiake që po bëjnë kryebashkiaku dhe administratori

268

Fier – Banoret e Povelces ne njesine administrative Dermenas ne Fier u ngriten ne proteste mengjesin e sotem pasi sipas tyre mungojne investimet edhe pse paguajne. Mungon gjelberimi, ndricimi, ndihmat ekonomike ndahen ne menyre selektive.

Sigal

Ata shkojne me tej kur thone se zona po shpopullohet pasi kryebashkiaku Subashi dhe administratori Shyti duan te mos kete banore qe ta blejne e ta bejne fshat turistik. Nuk po kryejne asnje investim. Sipas banoreve edhe nxenesit e shkolles kane marre tableta ne menyre selektive. E gjithe kjo ndodh pasi ata kane bindje te djathta dhe nuk pranojne te marrin teseren e PS

Madje banoret deklarojne se do te cojne per ndjekje penale administratorin e njesise Dilaver Shyti i cili sipas tyre eshte pergjegjes per kete situate nder vite. Nje nga banoret Gezim Sopi, thote se ca kryer shume denancime ne SPAK me foto video me ze e me figure kunder administratorit por asnje veprim nuk eshte ndermare nga drejtesia.

I pranishem ne proteste edhe ish deputeti Luan Baci. Ai ka pohuar nder te tjera se : ne kete zone eshte abuzuar gjithmone me ndihmat. Ka lista selektive dhe marrin mbeshtetes dhe punonjes te zyrave te PS, te rilindjes, te Subashit dhe te Dilaver Shytit.

Ne vazhdimesi te ketyre problemeve banoret kane humbur durimin. Paguhet per lulishtet, per ndricimin, per ujin qe nuk kane. Paguajne energjine edhe pse kane probleme. Godinat jane te demtuara nga termetet qe kane rene dhe nga amortizimi i kohes, nuk kane pare investime qe nga 1980. Mbi 70% e banoreve jane larguar. Gjendja eshte skandaloze.